Jump to content
Wikimedia Meta-Wiki

Fundraising 2011/FAQ/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
Fundraising 2011
sq/ shqip
Pages for translation: [edit status]
Interface messages
high priority
Translated on Translatewiki. Get started.   Published
Banners and LPs (source)
high priority   Published
Banners 2 (source)
high priority   Published
Jimmy Letter 002 (source)
high priority   Published
Jimmy Letter 003 (source)
variation of Jimmy Letter 002   Published
Jimmy Letter 004 (source)
variation of Jimmy Letter 002   Published
Jimmy Mail (source)
variation of Jimmy Letter 002   Ready
Brandon Letter (source)   Published
Alan Letter (source)   Published
Kaldari Letter (source)   Published
Karthik Letter (source)   Published
Thank You Mail (source)   Published
Thank You Page (source)   Ready
Problems donating (source)   Published
Sue Thank You (source)   Ready
FAQ (source)
low priority   Ready
Various requests: Mail to past donors · Jimmy quote

Outdated requests:
Core messages (source)   Ready
Susan Letter (source)   Published
GW Letter (source)   Published
Translation instructions
  • For pages marked "Missing" or "In progress", click the page title and start translating. When you are done, click "edit status" and change the status to proofreading.
  • For pages marked "Needs updating", compare the page to the source page and update the translation accordingly. When you are done, click "edit status" and change the status to proofreading.
  • It is important to have someone else proofread the translated page! If you have proofread a page and it is ready for publication, click "edit status" and change that page's status to ready.
  • If you are changing something that has already been published, change its status back to ready for it to be published again.

If you have any questions or feedback regarding the translation process, please post them here. Translation FAQ

Fondacioni Wikimedia – Pyetje të shpeshta

Çfarë janë Wikipedia dhe Wikimedia me dy fjalë

[edit ]

Wikipedia (www.wikipedia.org) është enciklopedia më e madhe dhe më e njohur në të gjithë botën. Ajo është në internet, mund të përdoret falas për çdo qëllim dhe nuk shfaq reklama. Wikipedia përmban më shumë se 47 milion artikuj të shkruar nga vullnetarë në 298 gjuhë, dhe vizitohet nga më shumë se 430 milionë njerëz çdo muaj, duke bërë që ajo të jetë një nga faqet më të famshme në të gjithë botën.

Është një krijim në bashkëpunim, redaktuar nga miliona njerëz gjatë dhjetë viteve të fundit: çdokush mund ta redaktojë, në çdo kohë. Wikipedia është bërë koleksioni më i madh i dijeve falas në historinë e njerëzimit. Njerëzit që e mbështesin janë bashkuar nga dëshira për të mësuar, kurioziteti i tyre intelektual dhe ndërgjegjësimi për faktin se të gjithë së bashku dimë më shumë se sa çdonjëri prej nesh marrë veç e veç.

Fondacioni Wikimedia është organizata jo-fitimprurëse që drejton Wikipedia-n dhe projekte të tjera falas. Të gjitha bashkë këto faqe janë struktura e pestë më i vizituar në internet. Fondacioni Wikimedia është një organizatë jo-fitimprurëse, zyrat e së cilës ndodhen në San Francisko, Kaliforni, SHBA. Wikimedia që nga viti 2005 është përjashtuar nga detyrimet tatimore në bazë të seksionit 501 (c)(3) të Kodit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA, i cili e njeh atë me statusin e bamirësit publik. Këtu mund të lexoni letrën tonë të përjashtimit të detyrimeve tatimore dhe raportet vjetore financiare dhe deklarimet vjetore.

Misioni ynë është që të fuqizojmë komunitetin global të vullnetarëve, me qëllim që t’i mbledhë dhe t’i zhvillojë njohuritë e botës dhe t’i bëjë ato të arritshme për të gjithë, falas. Ne bashkëpunojmë me një rrjet kapitujsh në vende të ndryshme të botës për ta arritur këtë qëllim.

Ku shkojnë paratë e mia nëse ia dhuroj ato Wikimedia-s?

[edit ]

Paratë që dhuroni shkojnë për pagesat e punonjësve dhe investime në teknologji. Edhe pse Wikipedia dhe projektet e saj simotra vizitohen nga miliona njerëz çdo vit, ne kemi të punësuar vetëm 302 njerëz; shikoni faqen e punonjësve.

Punonjësit tanë janë të ndarë në tre sektorë; teknologjia (veprimet në faqen web, zhvillimi i programeve); komuniteti (puna në terren, marrëdhënie me lexuesit dhe programet e komunitetit, mbledhja e fondeve dhe zhvillimi global (mbështetja e programeve për kapituj dhe rritja e Wikimedia-s në të gjithë botën). Pjesa tjetër e punonjësve punojnë në sektorët e menaxhimit, financës, dhe administrimit, ku përfshihet edhe mbrojtja ligjore e punës tone. Mbështetja juaj gjithashtu shkon për serverët, pagesat e trafikut në rrjet, hapësirën për ruajtjen e faqeve, gjë që na lejon neve t’i mbajmë projektet e Wikimedia-s në këmbë dhe t’i zhvillojmë ato. Nëse ju i dhuroni një kapitulli rajonal në zonën tuaj, kontributi juaj mbështet si Fondacionin Wikipedia ashtu edhe aktivitetet në vendin tuaj.

Por, mbi të gjitha, Fondacioni Wikimedia ekziston për të mbështetur dhe rritur rrjetin e pamat të vullnetarëve që shkruajnë dhe redaktojnë Wikipedia-n dhe projektet e tjera simotra: më shumë se 100.000 njerëz në të gjithë botën.

Ku mund të gjej më shumë informacion financiar?

[edit ]

"Raporti Vjetor 2009-2010 i Fondacionit Wikimedia" mbulon vitin e shkuar fiskal (nga 1 Korrik, 2009 deri në 30 Qershor, 2010) me një parashikim për vitin e ardhshëm. Ky është raporti i tretë vjetor që ne bëjmë. Raporti Vjetor i Fondacionit Wikimedia është një përmbledhje e financave të organizatës, aktivitetet, objektivat dhe arritjet.

Plani vjetor 2011-12 është buxheti ynë për këtë vit fiskal. Përmban një përmbledhje të objektivave tona strategjike, detaje financiare për shpenzimet, shpjegime te detajuara dhe analizën e riskut.

Kliko mbi figurat e mëposhtme për të shkarkuar një kopje të Raportit ose Planit tonë vjetor.

Cilat janë planet tuaja? Për ku jeni drejtuar?

[edit ]

Themeluesi i Wikimedia-s Jimmy Wales ka thënë: "Imagjino një botë në të cilën çdo njeri mund të shkëmbejë falas në tërësinë e gjithë dijeve."

Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë vizion. Çdo muaj, më shumë se 430 milionë njerëz në të gjithë botën e përdorin tashmë Wikipedia-n. Ajo është në internet, në celular, në DVD, në libra dhe në shumë forma të tjera. Ne dëshirojmë që t’i arrijmë të gjithë dhe të ofrojmë informacion më të mirë në mënyrë të vazhdueshme.

Duke u bazuar në një planifikim intensiv të orientuar drejt komunitetit, në vitin 2010 Bordi Drejtues i Wikimedia-s vendosi objektiva të guximshme për fondacionin. Ndër objektivat e ndryshme pesë-vjeçare (PDF) ishin edhe që Wikimedia duhet të jetë e arritshme nga 1 miliardë njerëz dhe që numri i artikujve të arrijë në 50 milionë. Disa nga objektivat janë edhe rritja e diversitetit në pjesëmarrje, rritja dhe vlerësimi i cilësisë së përmbajtjes së projekteve të Wikimedia-s.

Wikimedia nuk është një organizatë tradicionale. Wikimedia është një lëvizje globale. Puna kryesore bëhet nga mijëra vullnetarë në të gjithë botën. Ky komunitet vullnetarësh mbështetet nga një rrjet organizatash me në krye Fondacionin Wikimedia, të cilat bashkëpunojnë me kapitujt rajonalë (local chapters) në 38 rajone dhe vende. Është komuniteti ynë i vullnetarëve që mundëson arritjen e kaq shumë gjërave me kaq pak burime.

Këto janë disa nga aktivitetet në cilat jemi fokusuar për momentin:

Menaxhim i strukturës së pestë më të madhe në internet. Për të vazhduar ekzistencën e saj, Wikimedia ka nevojë për përsosmëri në menaxhim. Duke filluar nga 2011-ta, ne kemi vënë në punë disa qindra serverë, në tre vendndodhje të ndryshme. Ndërkohë që trafiku global vazhdon të rritet, qëllimi ynë kryesor mbetet përmirësimi i cilësisë së lundrimit në faqet tona, rritja e qëndrueshmërisë dhe sigurimi i të gjithë informacionit të shfaqur në projektet e Wikimedia-s.

Në foto: Serverët e Wikimedia-s në magazinën tonë në Florida.

T'u japim vullnetarëve të Wikimedia-s mjetet më të mira për të kryer punën e tyre. Wiki, teknologjia që mundëson Wikipedia-n dhe projektet e saj simotra, u shpik në 1995. Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Projektet e Wikimedia-s ekzekutohen nga një program "open source" wiki që quhet MediaWiki, të cilin ne e zhvillojmë dhe e përmirësojmë. Qëllimi ynë është që shkëmbimi i dijes të jetë sa më i thjeshtë dhe vullnetarët bashkë me lexuesit të kenë mjetet më të mira për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë. Në disa fusha ne udhëheqim dhe sjellim risi. Minimumi që mund të bëjmë është që të ecim me hapin ndryshimeve që ndodhin në web. Duke qenë se programi ynë është "open source", çdo njeri mund ta përdorë, madje ta përmirësojë.

Në foto: Diagrami i afiniteteve bazuar në kërkime për përdorimin e Wikipedia-s

AltStyle によって変換されたページ (->オリジナル) /