Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.
Klikoni këtu për t'u identifikuarPranimi i studentëve në Universitetin e Evropës Juglindore bëhet në bazë të konkursit të aprovuar nga Senati i Universitetit, i cili shpallet çdo vit, në ueb faqen e Universitetit dhe në shtypin ditor.
Në ciklin e parë të studimeve akademike mund të regjitrohen kandidatët të cilët e kanë kaluar maturën shtetërore apo maturën ndërkombëtare apo të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm katërvjeçar sipas rregullave në fuqi para vendosjes së maturës shtetërore dhe kandidatët, shtetas të huaj që kanë mbaruar arsimin e mesëm adekuat jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose arsimin gjegjës me të para vitit 2008, kanë të drejtë të regjistrohen vetëm në bazë të suksesit të shkollës së mesme.
Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose arsimin gjegjës me të jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë të drejtë të regjistrohen, vetëm në bazë të suksesit të shkollës së mesme.
Shënim: NOSTRIFIKIMI I DIPLOMËS
Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm katërvjeçar ose arsimin gjegjës me të jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për arsim të lartë, janë të detyruar që na afat prej një viti të bëjnë nostrifikimin e diplomës së shkollës së mesme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut , ku do të kenë edhe ndihmën e Shërbimit studentor të universitetit.
Klikoni linkun për procedurën e nostrifikimit të diplomës: KËTU!
Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen testimit për shkallën e njohjes së gjuhës angleze. Ky testim nuk ka karakter eliminues, por nevojitet për ta përcaktuar nivelin e njohjes së gjuhës angleze, me qëllim për të siguruar përmirësimin e duhur të të njëjtës. Kandidatët do të njoftohen në kohë për datat e testimit.
Për programet me mësim në gjuhën angleze, kriteret minimale janë: Niveli B1 (përdorues i pavarur) në bazë të Kornizës evropiane për njohjen e gjuhëve (CEFR) të dëshmuar me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose rezultat ekuivalent në testin institucional për njohje të gjuhës angleze organizuar nga Qendra e gjuhëve e UEJL. Kandidatët njoftohen në kohë për datat e testimit.
Vlerësimi i suksesit nga shkolla e mesme dhe matura shtetërore bëhet me anë të pikëve dhe atë 80% nga suksesi në katër vitet e shkollimit të mesëm dhe 20% nga matura shtetërore. Në bazë të këtyre pikëve bëhet rangimi i kandidatëve.
Të gjithë kandidatët të cilët aplikojnë në vitin akademik duhët ta dorëzojnë dokumentacionin e poshtëpërmendur:
Kandidatët të cilët aplikojnë për transferim në UEJL përveç dokumenteve të lartshënuara duhet të dorëzojnë edhe certifikatë të notave nga institucioni i mëparshëm i arsimit të lartë.
Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të dytë (pasdiplomike), sipas modelit 3+2 (dyvjeçare, 120 ECTS) kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), diplomë gjegjëse nga studimet trevjeçare (180 ECTS kredi) ose katërvjeçare (240 ECTS).
Të drejtë regjistrimi në studime e ciklit të dytë (pasdiplomike), sipas modelit 4+1 (dysemestrale, 60 ECTS), kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), diplomë gjegjëse nga studimet katërvjeçare (240 ECTS kredi).
Të drejtë regjistrimi në studimet profesionale (dysemestrale, 60 ECTS), kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), diplomë gjegjëse nga studimet katërvjeçare (240 ECTS kredi).
Lëndët do të jenë të rregullta ose modulare sipas sistemit: 50% nga planprogrami mësimor i fakultetit përkatës do të ofrohet në formë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër e programit do të mund të kryhet me studime të pavarura (të udhëzuara nga mësimdhënësit). Lëndët e rregullta do të ofrohen në çdo të dytën javë, edhe atë të enjten dhe të premten pas orës 16:00 dhe të shtunën nga ora 8:00, me qëllim që t’u përshtaten edhe kandidatëve që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Për lëndët modulare (me profesorë të huaj), ligjëratat do të jenë intensive.
Përparësi do të kenë studentët të cilët gjatë studimeve të ciklit të parë kanë arritur notën mesatare 8.00 e më lartë.
Në qoftë se në programin përkatës studimor nuk paraqitet numër i mjaftueshëm i kandidatëve, atëherë programi mund të ofrohet me sistem mentorimi apo me ligjërata një herë në muaj.
Në rastin kur kandidati e ka mbaruar ciklin e parë të studimeve në një lëmi që nuk është adekuate me programin studimor në të cilin konkurron, atëherë komisioni i fakultetit përkatës do t’i caktojë kushtet për kriteret plotësuese me qëllim të plotësimit të diturive paraprake për t’u regjistruar në programin e ri studimor të ciklit të dytë.
Shënim: NOSTRIFIKIMI I DIPLOMËS
Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për arsim të lartë, janë të detyruar ta bëjnë nostrifikimin e diplomës (të ciklit të parë) në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së RM, ku do të kenë edhe ndihmën e Shërbimit studentor të Universitetit. Afati për dorëzimin e vendimit të nostrifikimit të diplomës është si vijon: për aplikantët në programet studimore sipas modelit 3+2 afati është një vit, për aplikantët në programet studimore sipas modelit 4+1 dhe në studimet profesionale, afati është gjashtë muaj.
Me rëndësi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut nostrifikon vetëm diplomë të fituar nga program i akredituar.
Klikoni linkun për procedurën e nostrifikimit të diplomës: KËTU!
Të gjitha programet studimore të ciklit të dytë (pasdiplomike)ofrohen në gjuhën shqipe, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze. Megjithatë, pa marrë parasysh gjuhën e programit, Universiteti ka të drejtë të ofrojë një pjesë ligjëratash apo lëndësh në gjuhën angleze, prandaj njohja e gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze është e nevojshme, kurse njohja e së paku dy nga këto gjuhë të përmendura në nivel akademik, është e domosdoshme.
Për programet me mësim në gjuhën angleze, kriteret minimale janë: Niveli B1 (përdorues i pavarur) në bazë të Kornizës evropiane për njohjen e gjuhëve (CEFR) të dëshmuar me çertifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose rezultat ekuivalent në testin institucional për njohje të gjuhës angleze organizuar nga Qendra e gjuhëve, UEJL. Kandidatët do të njoftohen në kohë për datat e testimit.
Të gjithë kandidatët të cilët aplikojnë në vitin akademik duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e poshtëshënuar:
Kandidatët të cilët aplikojnë për transfer në UEJL, përveç dokumenteve të lartshënuara duhet të dorëzojnë edhe çertifikatë të notave nga institucioni i mëparshëm i arsimit të lartë.
Të drejtë regjistrimi kanë kandidatët që kanë akumuluar minimum 300 ECTS dhe që janë nga lëmi përkatës, që kanë publikuar punime shkencore dhe që kanë njohje adekuate të gjuhëve të huaja.
Në rastin kur aplikanti ka përfunduar ciklin parë apo ciklin e dytë në një lëmi që nuk është adekuate me fushën në të cilën paraqitet për marrjen e titullit shkencor të ciklit të tretë në të cilin konkurron, atëherë për kushtet eventuale plotësuese të përshtatjes së njohurive paraprake për regjistrim në programin studimor, do të vendosë komisioni i formuar nga fakulteti përkatës.
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet nën pikën 1 dhe 2, në rast të numrit më të madh të kandidatëve të paraparë me konkurs, do të radhiten sipas kritereve në vijim:
Nota mesatare për kandidatët që ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e kanë kryer në universitete në vend, do të vlerësohet sipas rangimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqdonisë së Veriut. Pesë universitetet e para do të marrin 100% të pikëve, ndërsa secili universitet në vijim do rangohet me - 5%.
Nota mesatare për kandidatët që ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e kanë kryer në universitete nga vendet e rajonit do të vlerësohet si vijon:
- universitetet shtetërore marrin 100% të pikëve nga suksesi;
- universitetet private marrin 80% të pikëve nga suksesi;
Nota mesatare për kandidatët që ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e kanë kryer në universitete të ranguara lartë, në fusha përkatëse, sipas rangimit të Universitetit të Shangait, do të vlerësohet paraprakisht nga Këshilli i Shkollës së Doktoratës.
Shënim: NOSTRIFIKIMI I DIPLOMËS
Kandidatët që janë diplomuar në universitetet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit për arsim të lartë, janë të detyruar që na afat prej një viti të bëjnë nostrifikimin e diplomës (të ciklit të parë dhe të dytë) në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut , ku do të kenë edhe ndihmën e Shërbimit studentor të universitetit.
Me rëndësi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut nostrifikon vetëm diplomë të fituar nga program i akredituar.
Klikoni linkun për procedurën e nostrifikimit të diplomës: KËTU!
Prioritet për pranim në programet e ofruara do të ketë njohja e gjuhës angleze.
Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit institucional për njohje të gjuhës angleze organizuar nga Qendra e gjuhëve, UEJL. Kandidatët do të njoftohen në kohë për datat e testimit.
Të gjithë aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm për vitin akademik:
Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e vitit akademik.