Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Software GNU



GNU-ja është një sistem operativ i cili është 100% software i lirë. Zuri fill më 1983, nga Richard Stallman (rms) dhe është zhvilluar nga mjaft vetë që punojnë tok në emër të lirisë së krejt përdoruesve të software-it për të kontrolluar punën e tyre në kompjuter. Nga pikëpamja teknike GNU-ja është përgjithësisht si Unix-i. Por ndryshe nga Unix, GNU-ja u jep liri përdoruesve të vet.

Sistemi GNU përmban krejt paketat zyrtare software GNU (që radhiten më poshtë) dhe përfshin gjithashtu software të lirë jo GNU, mes të cilit dallohen TeX dhe X Window System. Gjithashtu, sistemi GNU nuk është një grup i vetëm statik programesh; përdoruesit dhe shpërndarësit mund të përzgjedhin paketa të ndryshme, sipas nevojave dhe dëshirave të secilit. Përfundimi është prapëseprapë një variant i sistemit GNU.

Nëse po kërkoni për të instaluar një sistem operativ të plotë, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që janë software krejtësisht i lirë.

Për të kërkuar për paketa të veçanta software-i të lirë, GNU ose jo-GNU, ju lutemi, shihni Listën e Software-it të Lirë: një bazë të dhënash të sistemuar, të kërkueshme, software-i të lirë. Lista mirëmbahet aktivisht nga Free Software Foundation dhe përfshin lidhje për te faqet hyrëse të programeve, kur ka të tilla, si dhe zëra për krejt paketat GNU. Një tjetër listë e krejt paketave GNU e gjeni më poshtë. Lidhjet për te dokumentim software-i të lirë jepen ndarazi.

Së fundi, kemi një listë të shkurtër zëvendësimesh software i lirë për software pronësor që xhirojnë në sisteme të ndryshme pronësorë.

Kemi botuar edhe një listë programesh edukativo-arsimore të këshilluara.

Si të merrni software GNU

Shkarkoni shpërndarje

GNU-ja dhe Linux-i

Nëse po kërkoni për të instaluar një sistem operativ të plotë, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që janë software krejtësisht i lirë.

Software GNU mund të merrni përmes disa metodave të ndryshme:

  • Shkarkoni një shpërndarje GNU/Linux krejtësisht të lirë.
  • Merrni një kopje nga një shok.
  • Blini një kompjuter me sistem të lirë të plotë GNU/Linux të instaluar tashmë, nga një prej firmave që e ofrojnë këtë.
  • Shkarkoni paketa individuale prej web-it ose përmes FTP-je: furnizojmë kodin burim për krejt software-in GNU, si software të lirë dhe pa pagesë. (Ju lutemi, dhuroni gjithashtu për FSF-në, nëse mundeni, që të na ndihmoni të shkruajmë më tepër software të lirë.)
  • Përdorni administruesin GNU Guix funksional të paketave që të instaloni dhe administroni versione të paketave GNU.
  • Përdorni paketën GNU SRC që të instaloni lehtë shumë prej versioneve më të reja të paketave GNU, pa pasur përplasje me ndonjë version sistemi.
  • Që të merrni hedhjet më të reja në qarkullim, paketuar në një formë të përshtatshme, përdorni GNU PPA (Personal Package Archive) në Trisquel, ose shpërndarje të ngjashme.
  • Merrni burimin e zhvillimeve për një paketë dhe montojeni vetë. Mjaft paketa GNU burimet e zhvillimit i mbajnë te sajti strehues i GNU-së savannah.gnu.org. Disa paketa përdorin të tjera depo burimi, ose nuk kanë fare të tilla. Hollësitë duhet të shihen te faqja web për secilën paketë.

Zhvilloni software GNU

FSF-ja mirëmban një listë projektesh software-i të lirë me përparësi të lartë; Ju lutemi, ndihmonani me këto projekte, nëse mundeni. Për rrugë të tjera për të kontribuar te GNU-ja, përfshi marrjen përsipër të paketave GNU të pamirëmbajtura dhe ndihmë në zhvillim, shihni faqen e gjërave GNU që lypin ndihmë.

Nëse po shkruani një program të ri dhe do të donit ta bënit programin një paketë zyrtare GNU, shihni formularin për vlerësim të dhënash dhe parashtrimi. Për drejtim se si të zgjidhni një shërbim strehimi për projektin tuaj referojuni kritepr deposh etike.

Nëse kujdeseni ose zhvilloni një paketë GNU, qoftë kjo e re apo një nga të vjetrat, kjo listë e shkurtër ndihmëzash për mirëmbajtës paketash GNU mund të jetë e dobishme, tok me këto të dhëna mbi burime për zhvillues software-i GNU.

Krejt paketat GNU

Më poshtë jepen lidhje për te faqet hyrëse të krejt paketave të tanishme GNU, duke përdorur identifikues paketash (në vend të emrave të gjatë) për më shkurt. Janë të renditura sipas abc-së, nga e majta në të djathtë. Nëse keni ndreqje ose pyetje rreth kësaj liste, ju lutemi, dërgojini me email te <maintainers@gnu.org>.

Ka gjithashti lista të:

3dldf 8sync a2ps acct acm adns alive anastasis anubis apl archimedes aris artanis aspell auctex autoconf autoconf-archive autogen automake avl ballandpaddle barcode bash bayonne bazaar bc bfd binutils bison bool bpel2owfn c-graph c-intro-and-ref ccaudio ccd2cue ccide ccrtp ccscript cflow cgicc chess cim classpath classpathx clisp combine commoncpp complexity config consensus coreutils cpio cppi cssc cursynth dap datamash dc ddd ddrescue dejagnu denemo dia dico diction diffutils direvent djgpp dominion dr-geo easejs ed edma electric emacs emacs-muse emms enscript epsilon fdisk ferret findutils fisicalab foliot fontopia fontutils freedink freefont freeipmi freetalk fribidi g-golf gama garpd gawk gcal gcc gcide gcl gcompris gdb gdbm gengen gengetopt gettext gforth ggradebook ghostscript gift gimp glean global glpk gmediaserver gmp gnash gnat gnats gnatsweb gnowsys gnu-c-manual gnu-crypto gnu-pw-mgr gnuae gnuastro gnubatch gnubg gnubiff gnubik gnuboot gnucap gnucash gnucobol gnucomm gnudos gnufm gnugo gnuit gnujdoc gnujump gnukart gnulib gnumach gnumed gnumeric gnump3d gnun gnunet gnupg gnupod gnuprologjava gnuradio gnurobots gnuschool gnushogi gnusound gnuspeech gnuspool gnustandards gnustep gnutls gnutrition gnuzilla goptical gorm gpaint gperf gprofng-gui gprolog grabcomics greg grep gretl groff grub gsasl gsegrafix gsl gslip gsrc gss gtick gtypist guile guile-cv guile-dbi guile-gnome guile-ncurses guile-opengl guile-rpc guile-sdl guix gurgle gv gvpe gwl gxmessage gzip halifax health hello help2man hp2xx html-info httptunnel hurd hyperbole icecat idutils ignuit indent inetutils inklingreader intlfonts jacal jami java-getopt jel jitter jtw jwhois kawa kopi leg less libc libcdio libdbh liberty-eiffel libextractor libffcall libgcrypt libiconv libidn libidn2 libjit libmatheval libmicrohttpd libredwg librejs libsigsegv libtasn1 libtool libunistring libxmi lightning lilypond lims linux-libre liquidwar6 lispintro lrzsz lsh m4 macchanger mailman mailutils make marst maverik mc mcron mcsim mdk mediagoblin melting mempool mes metaexchange metahtml metalogic-inference mifluz mig miscfiles mit-scheme moe motti mpc mpfr mpria mtools nana nano nano-archimedes ncurses nettle network ocrad octave oleo oo-browser orgadoc osip panorama parallel parted pascal patch paxutils pcb pem pexec pies pipo plotutils poke polyxmass powerguru proxyknife pspp psychosynth pth pythonwebkit qexo quickthreads r radius rcs readline recutils reftex remotecontrol rottlog rpge rush sather scm screen sed serveez sharutils shepherd shishi shmm shtool sipwitch slib smalltalk social solfege spacechart spell sqltutor src-highlite ssw stalkerfs stow stump superopt swbis sysutils taler talkfilters tar termcap termutils teseq teximpatient texinfo texmacs time tramp trans-coord trueprint unifont units unrtf userv uucp vc-dwim vcdimager vera vmgen wb wdiff websocket4j webstump wget which womb xaos xboard xlogmaster xmlat xnee xorriso zile

Paketa GNU të braktisura

Ka raste kur paketat GNU braktisen, përgjithësisht ngaqë zëvendësohen nga paketa të tjera ose integrohen në të tilla. Nëse keni kohë dhe interes për ringjalljen e ndonjërës prej tyre, ju lutemi, lidhuni me <maintainers@gnu.org>. Ja lista; faqet e projekteve të vjetra nuk i kemi prekur (janë siç kanë qenë):

abcsh aeneas aetherspace aroundme balsa beacon cfs-el cobol cons dictionary dionysus dismal dld dmd dotgnu dotgnu-forum dotgnu-pnet fcrypt fileutils finger free gfe gleem glue gmorph gneuralnetwork gnotary gnu-arch gnu-queue gnue gnufi gnuskies gnusql goldwater gts guile-gtk hegemonie hydrant isofsmk jdresolve libiberty libopts libreboot mana music myserver octal packaging paperclips pdf phantom_home phpgroupware proto pyconfigure radar recode rx sh-utils snakecharmer songanizer sourceinstall sovix speex sxml textutils thales toutdoux vc-changelog vmslib w3 winboard zebra